Gaboni thotë se e parandaloi grushtshtetin

Tre ushtarë rebelë në Gabon.

Situata politike në Gabon "është nën kontroll" pas përpjekjes për grushtshtet, tha një zëdhënës i qeverisë.

Të pesë ushtarët rebelë, të cilët u përpoqën të marrin përgjegjësitë, u arrestuan nga autoritetet.

Në një video që qarkulloi në mediat sociale, tre ushtarë të rinj u panë të armatosur në një studio radioje, duke iu bërë thirrje njerëzve që të ngrihen.

Ata thanë se morën pushtetin "për të rivendosur demokracinë" në Gabon - vend i pasur me naftë - ku familja e presidentit Ali Bongo ka qeverisur për 50 vjet.

Tanke dhe automjete të blinduara mund të shiheshin në kryeqytetin Libreville.

Një nga rebelët ishte në arrati për një periudhë të shkurtër, por është gjetur, raportoi Radio France Internationale.

"Situata është e qetë. Xhandarët kanë marrë kontrollin e gjithë zonës përreth selive të radios dhe televizionit, andaj gjithçka i është rikthyer normalitetit", tha zëdhënësi i qeverisë, Guy-Bertrand Mapangou.