Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takojë të premten krerët e Kongresit për të diskutuar kërkesën e tij për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Takimi vjen në kohën kur qeveria amerikane është pjesërisht e mbyllur.
Presidenti Trump po kërkon më shumë se 5 miliardë dollarë për ndërtimin e murit, ndërsa demokratët në Kongres kanë refuzuar të rrisin shpenzimet e kufirit përtej 1.3 miliardë dollarësh. Kjo ndalesë ka çuar në një mbyllje të pjesshme të qeverisë.
Trump shkroi të enjten në Twitter “ndërtoni murin” përderisa Kongresistja e Kalifornisë, Nancy Pelosi, që u zgjodh sërish udhëheqëse e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, tha se “ne nuk do ta ndërtojmë murin”.
Pelosi tha se votuesit e SHBA-së kishin "kërkuar një agim të ri" në zgjedhjet e nëntorit që iu mundësuan demokratëve shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Trump thotë se muri nevojitet për të ngadalësuar rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm dhe drogës.