Trump demokratëve: Kthehuni nga pushimet dhe votoni murin me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu bëri thirrje ligjvënësve demokrat që të kthehen nga pushimet dhe të votojnë për sigurinë e kufijve përfshirë murin me Meksikën.

“Kthehuni nga pushimet tash dhe votoni për sigurinë e kufijve përfshirë murin” ka shkruar Presidenti Trump në Twitter.

Çështja e ndërtimit të murit me Meksikën ka shkaktuar përçarje të madhe ndërmjet ligjvënësve demokratë dhe Shtëpisë së Bardhë.

Demokratët po refuzojnë të votojnë buxhetin për ndërtimin e këtij muri.

Ata po zbulojnë një legjislacion për të ri-hapur qeverinë mirëpo pa paratë e kërkuara nga Presidenti Donald Trump për ndërtimin e murit me Meksikën. Legjislacioni po përgatitet të votohet të enjten kur do të mblidhet Kongresi me përbërje të re. Këtë e ka thënë një zyrtar në kushte anonimiteti, raporton Reuters.