Komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiral James Foggo, gjatë takimit të enjtën me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kossnet, konfirmoi mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njoftoi ambasada amerikane në Kosovë.
“Në mëngjes, ambasadori Kosnet u takua me komandantin e forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin James Foggo. Admirali konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për FSK-në” thuhet në njoftimin e postuar në Facebook nga ana e ambasadës.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur veprimin e Prishtinës për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes miratimin të ligjeve më 14 dhjetor.
Kundër transformimit të FSK-së, ishte deklaruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ndërkaq Serbia pati thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.