Maria Butina pranon fajësinë në komplotin rreth spiunimit në SHBA

Maria Butina.

Qytetarja ruse, Maria Butina është deklaruar fajtore ndaj akuzave se ka vepruar si agjente, në një rast që Qeveria amerikane e ka cilësuar si përpjekje tjetër të Moskës për të ndikuar në politikën e Jashtme amerikane.

Butina, e cila ka dënuar më parë këto akuza, ka ndryshuar deklaratën më 13 dhjetor dhe është pajtuar për të bashkëpunuar me prokurorët.

E veshur me veshje të burgut, Butina është përgjigjur në gjuhën angleze, teksa u është përgjigjur pyetjeve të gjyqtares, Tanya Chutkan.

Ende nuk është bërë publike data e dënimit të saj. Megjithatë, gjyqtarja ka thënë se ajo mund të përballet me pesë vjet burgim.

Gjyqtarja po ashtu ka thënë se nuk varet nga ajo nëse Butina do të dëbohet.

Akuza për komplot ka hapur mundësinë e përfshirjes së personave tjerë në këtë rast.

Paul Erickson, një burrë amerikan, që është identifikuar si i dashuri i Butinas, po ashtu është nën hetime.

Prokurorët kanë supozuar se Butina, e diplomuar në Universitetin Amerikan në Uashington, dhe e cila ka folur zëshëm rreth të drejtave për armë, ka synuar vazhdimisht të krijojë marrëveshje me grupe politike konservatore, duke përfshirë, Asociacionin Kombëtar të Pushkëve.

Ajo është arrestuar më 16 korrik.