Partia e Merkelit zgjedh udhëheqësen e re

Annegret Kramp-Karrenbauer

Unioni Demokristian i Gjermanisë (CDU) zgjodhi Annegret Kramp-Karrenbauer udhëheqëse të partisë.

Ajo do të pasojë në këtë pozitë Angela Merkelin, e cila do të mbetet kancelare deri në vitin 2021.

Sekretarja e deritashme e përgjithshme e CDU-së fitoi 517 vota nga 999.

Ajo e mundi Friedrich Merz, avokat milioner, i cili mori 482 vota.

Kongresi i CDU-së u mbajt të premten në Hamburg.

Si udhëheqëse e partisë më të madhe të Gjermanisë, Kramp-Karrenbauer mund të bëhet kancelare e ardhshme.

Kramp-Karrenbauer, ish-kryeministre e landit Saarland, 56 vjeçe, ka qenë favorite e partisë dhe e Merkelit.

Lexoni edhe këtë: Merkel mban fjalimin lamtumirës për partinë e saj