Ambasada e SHBA-së: Kosova nuk përfiton nga rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-s

Ilustrim.

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shtetetve të Bashkuara në Kosovë, Colleen E. Hyland, ka thënë përmes një postimi në Twitter se Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve për anëtarë tjerë të CEFTA-s.

“Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve ndaj anëtarëve tjerë të CEFTA-s. Vetëm krijon pasiguri për bizneset dhe jostabilitet ekonomik. Më mirë është që të bëhet më shumë përpjekje për të siguruar një të ardhme më të frytshme përmes dialogut”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar ditë më parë për vendosjen e tarifave prej 10 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.

Ky vendim është kritikuar nga Bashkimi Evropian, përfaqësues të së cilit i kanë kërkuar Kosovës të tërheqë këto masa.

Bie importi nga Serbia e Bosnja, rriten të hyrat për 300 mijë euro

Serbia ka importuar vitin e kaluar mallra në vlerë të 450 milionë eurove në territorin e Kosovës, ndërsa importi i produkteve të Bosnjë Hercegovinës vitin e kaluar ka prekur shifrën e 81 milionë eurove.