Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, u shkarkua nga presidenti Donald Trump.
Trump njoftoi përmes Twitter-it se ai do të zëvendësohet nga shefi i tij i stafit.
Presidenti ka kritikuar vazhdimisht Sessions, një ish-senator republikan, i cili ka qenë ndër të parët që ka mbështetur kandidaturën presidenciale të Trumpit.
Ai e ka humbur besimin te zyrtari i lartë i zbatimit të ligjit, pasi Sessions, vitin e kaluar, është tërhequr nga mbikëqyrja e hetimeve të ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale më 2016 në SHBA, duke e kaluar këtë detyrë te zëvendësi i tij, Rod Rosenstein.
"Falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions, për shërbimin e tij, dhe i uroj të mira", shkroi Trump në Twitter.
Sessions tha përmes një letre se jep dorëheqje me kërkesën e presidentit.
"I nderuar zoti president, me kërkesën tuaj jap dorëheqje", tha Sessions.