Hoxhaj kërkon që të përkrahet rezoluta për dialogun

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj,

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj thotë se në rezolutën e propozuar nga partitë e koalicionit qeverisës, për dialogun me Serbinë, Kuvendi i Kosovës do të ketë rol aktiv në këtë proces, ashtu siç është kërkuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se ky dokument, që është hartuar nga partnerët e koalicionit përcakton edhe temat e panegociueshme në dialogun me Beogradin, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Prandaj, sipas tij, kundërshtimi i shprehur nga partitë opozitare për këtë rezolutë, dëshmon se nuk ka “vullnet politik”, për t’u përmbyllur procesi i dialogut.

“Prandaj sjellja e kundërt konfirmon se nuk ka vullnet politik jo vetëm për ta përmbyllur dialogun por as për t'i dhënë rol Kuvendit sikurse është përsëritur në vazhdimësi”, shkruan Hoxhaj.