Australia do të bëhet shteti i parë që mund të eliminojë kancerin e qafës së mitrës, nëse vaksionimi dhe kontrollet kryhen me rregull, kanë thënë studiuesit.
Sëmundja mund të zhduket si problem në shëndetin publik brenda 20 vjetëve, është thënë në të gjeturat e reja.
Është parashikuar se kjo sëmundje do të mund të klasifikohet si “kancer i rrallë” në Australi deri më 2022, pasi pritet që më pak se gjashtë raste të raportohen në 100,000 persona.
Shkencëtarët u kanë atribuuar këtë sukeses programeve kombëtare për parandalim.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri i qafës së mitrës zë vendin e katërt në mesin e kancereve që prekin gratë dhe shkakton numër të madh të vdekjeve në botë.
Sipas po kësaj Organizate, rreth nëntë nga 10 vdekje, si pasojë e këtij kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta apo të mesme.