Aktivistët e komunitetit LGBTI në Serbi, sot do të mbajnë paradën në qendër të Beogradit, nën masa të shtuara të sigurisë.
Parada e krenarisë do të jetë ngjarja e fundit e aktiviteteve të Javës së Krenarisë në Beograd, që përmbante shfaqje të filmave, ekspozita, konferenca dhe debate.
Organizatorët e ngjarjes nën slloganin “Thuaj Po”, shfaqën listën e kërkesave të këtij komuniteti, që përfshijnë: rregullim të dokumenteve zyrtarë për transgjinorët, reforma arsimore në tekstet me përmbajtje diskriminuese si dhe mbrojtje nga krimet që vijnë nga urrejtja.
Rreth 100 persona kishin marrë pjesë në një paradë të ngjajshme në qershor, e cila përfundoi pa ndonjë incident të madh.
Aktivistët theksojnë se paragjykimet ndaj komunitetit LGBTI janë problem i theksuar në Serbi.