Prokurori, Jack Smith ka nënshkruar sot deklaratën solemne në bazë të cilës ai do të ushtrojë funksionet në Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale.
Përmes një njoftimi zyrtar është bërë e ditur se “Smith është zgjedhur në postin e Prokurorit të Specializuar në maj të vitit 2018, pas një procesi përzgjedhës të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe pas emërimit të tij nga Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou".
Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.
Ai është pasardhës i prokurorit të parë të specializuar, David Schwendiman, më herët edhe kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili ka dhënë dorëheqje nga detyra në muajin mars, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё pjesë e sistemit gjyqësor tё Kosovës.
Dhomat pёrkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato janë formuar nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.
Këto Dhoma janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000.
Sipas ligjit, proceset gjyqёsore mund të mbahen jashtё Kosovёs.
Dhomat e Specializuara e kanё selinё nё Hagё të Holandës.