SHBA sanksionon nënkryetarin e partisë së Dodikut

Nikolla Shpiriq

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vunë sanksione Nikolla Shpiriqit, anëtar i Parlamentit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Shpiriq është edhe nënkreytar i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, parti që udhëhiqet nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit, të publikuar në ueb-faqen e tij, thuhet se Shpiriqit i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes në korrupsion në sektorin publik, përfshirë pranim të përfitimeve në këmbim të kryerjes së funksioneve publike.

Hyrja në SHBA u ndalohet edhe anëtarëve të familjes së tij.

Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit e ka futur në listë të zezë edhe Dodikun.