Papa Françesku, në fjalimin e tij të përjavshëm, bëri thirrje ndaj të gjitha palëve të përfshira dhe që kanë ndikim në Siri, të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të ruajnë popullatën civilë në rajonin e Idlib, që po perballet me sulme nga forcat qeveritare.
Pas 7 vitesh luftë civile, provinca siriane Idlib dhe rajonet përreth janë ndër enklavat më të mëdha të kontrolluara nga rebelët kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, një aleat i afërt me Rusinë.
Një burim tha për Reuters se Assad po përgatit një sulm ofensiv për të rikthyer provincën.
"Erërat e luftës po fryejnë dhe ne po marrim lajme të këqija për rrezikun e mundshëm të katastrofës humanitare në Siri, në provincën Idlib", tha Papa Françesku, para mijëra personave të mbledhur në sheshin Shën Pjetri.
"Unë kërkoj nga komuniteti ndërkombëtar dhe të gjithë personat e përfshirë që të përdorin mekanizmat e diplomacisë, dialogut dhe negociatave për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e jetërave të civilëve", tha ai.
Një ofenzivë e madhe në Idlib, ku të zhvendosurit kanë arritur numrin e gjysmës së popullsisë, rrezikon zhvendosjen e 700,000 sirianëve të tjerë nga shëtpitë e tyre, raportojnë Kombet e Bashkuara.