Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Kosovës, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, se ka pranuar konfirmim nga Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA), se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mund të përdoret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
“Konkretisht, UEFA ka lejuar përdorimin e stadiumit për ndeshjet e UEFA-s, të Ligës së kombeve, ku Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe më 10 shtator 2018”, thuhet në komunikatën e ministrit Gashi.
Ai ka uruar komunitetin e futbollit të Kosovës, Federatën e Futbollit të Kosovës, klubet, futbollistët dhe punëtorët sportivë.