Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se është duke vëzhguar me kujdes hetimin për listat e veteranëve.
“Duke vëzhguar me kujdes hetimin për korrupsion në dhënien e përfitimeve për veteranët. Ky rast duhet të hetohet pa kërcënime, frikësim apo ndërhyrje politike. Qytetarët, sidomos veteranët, duhet të shohin sistemin teksa sjell drejtësi”, është shprehur Delawie.
Javë më parë, Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për shkak të siç ka deklaruar ai presioneve teksa ishte duke hetuar listat e veteranëve, që dyshohet se kanë fituar këtë status kundërligjshëm.
Në një letër publike, Blaka kishte thënë edhe se, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, e kishte penguar në punën e tij.
Qytetarë dhe shoqëria civile në Kosovë, kanë mbajtur një protestë më 22 gusht duke kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, por i njëjti ka thënë se nuk do të dorëhiqet pavarësisht presionit publik.