Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev tha se pranimi në të ardhmen i Gjeorgjisë në NATO, mund të nxiste një “konflikt të tmerrshëm” dhe vuri në pyetje pse aleanca edhe e konsideron një veprim të tillë.
Komentet e Medvedevit vijnë pas disa javësh, kur presidenti rus, Vladmir Putin kishte paralajmëruar NATO-n kundër kultivimit të marrëdhënieve më të ngushta me Ukrainën dhe Gjerogjinë, duke thënë se politika të tilla të papërgjegjshme do të kenë pasoja të paspecifikuara për aleancën.
“Pranimi i Gjeorgjisë në NATO mund të provojë një konflikt të tmerrshëm. Nuk është e qartë pse duhet një gjë e tillë”, tha Medvedev për radion ruse Kommersant, transmeton Reuters.
Ambiciet e Gjeorgjisë për t’iu bashkuar NATO-s kanë qenë burim i zemërimit të Rusisë, që ndanë kufirin me këtë shtet të ish-republikës sovjetike. Rusia dhe Gjeorgjia kanë zhvilluar një luftë më 2008 dhe liderët e NATO-s që atëherë, i kanë premtuar Gjeorgjisë se një ditë ky shtet do të bëhet anëtar i aleancës.