Ndërron jetë Adem Demaçi

Adem Demaçi

Në moshën 82 vjeç, të enjten, ka ndërruar jetë Adem Demaçi, veprimtar politik nga Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë seancës së që po zhvillohej, të enjten pasdite.

“Mësuesi ynë i madh, burri i madh i këtij vendi, i cili ia dha Kosovës 28 vjet të tij nëpër kazamatet e Jugosllavisë, ka ndërruar jetë. Ai është ndarë sot nga ne fizikisht, por jeta dhe vepra e tij do të lartësohen për aq kohë sa kombi shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi do të kenë jetë”, ka thënë Haliti.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për t’i bërë nderimin të ndjerit Demaçi.