Thaçi dhe Vuçiq flasin pas takimit në Bruksel
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar sot raundin e ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Dy presidentët kanë thënë se takimi ka qenë i vështirë. Presidenti Thaçi ka thënë se Serbia ende e mendon Kosovën pjesë të saj, ndërsa Vuçiq ka thënë se duhet gjetur një zgjidhje kompromisi.