Lidhur me kërkesën e pjesëtarëve serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovë që të lirohen nga këto forca, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.
Nëpërmjet rrjetit social, Twitter, Delawie ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për “dorëheqjet e fundit të pjesëtarëve serbë të FSK-së”.
“Frikësimi nga jashtë i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Ai duhet të kremtohet, e jo të shkatërrohet”, ka shkruar Delawie në Twitter.