Irani paralajmëron pasoja, nëse SHBA ia pengon eksportet e naftës

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani shkëmbyen paralajmërime kundër njëri-tjetrit, pas përpjekjeve të SHBA-së për të bllokuar eksportet e naftës në Iran.

Teherani tha se mund të hakmerret duke i bllokuar transportuesit e naftës të dalin nga Gjiri Persik.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Teherani do t’i bllokojë dërgesat e naftës nga vendet fqinje, si: Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku, në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së.

"Amerikanët thonë se duan t’i çojnë në zero eksportet e naftës në Iran... Kjo tregon se ata nuk kanë menduar për pasojat", tha Rohani.

Ai i bëri këto komente pasi SHBA-ja tha, javën e kaluar, se u ka kërkuar vendeve në botë t’i ndalojnë të gjitha importet e naftës iraniane, kur sanksionet e SHBA-së kundër Iranit të hyjnë në fuqi më 4 nëntor – në të kundërtën, ato do të përballen me mundësinë e dënimeve financiare.