Shtetet e Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën e gjelbër nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në bllok, duke iu kërkuar të dyja shteteve të arrijnë përparim në reforma, para se të nisin negociatat vitin e ardhshëm.
Gjatë një takimi në Luksemburg më 26 qeshor, ministrat e Jashtëm të BE-së, janë pajtuar për të hapur “rrugën drejt nisjes së negociatave në qershor të vitit 2019”, është thënë në një deklaratë të Këshillit për Çështje të Përgjithshme.
Ministrat po ashtu u kanë kërkuar dy shteteve të Ballkanit të demonstrojnë përparim në reforma para se negociatat të nisin në fund të 2019-ës.
Në deklaratë është përmendur se përparimi duhet të përfshijë “ rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme" në gjyqësor, në shërbimet e sigurisë, administratën publike, si dhe luftimin e korrupsionit.