Zvicra mundi Serbinë në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit E në Kampionatin Botëror të Futbollit.
Serbia doli në epërsi në minutën e pestë me golin e Aleksandar Mitroviqit, ndërsa ndeshja u barazua në minutën e 52-të me golin e Granit Xhakës.
Goli fitues u shënua nga Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të.
Xhaka dhe Shaqiri janë dy nga katër shqiptarët që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, së bashku me Valon Behramin dhe Blerim Xhemajlin.
Ndeshja u zhvillua në Kaliningrad të Rusisë.
Your browser doesn’t support HTML5