Protestuesit djegin marrëveshjen e emrit
Your browser doesn’t support HTML5
Qindra qytetarë u mblodhën para Kuvendit të Maqedonisë, për të kundërshtuar marrëveshjen për emrin me Greqinë. Ata në shenjë revolte dogjën marrëveshjen, në bazë të së cilës, “Maqedonia e Veriut”, do të jetë emri i ri i shtetit. Deputetët maqedonas ratifikuan fazën e parë të marrëveshjes, por ligjvënësit opozitarë braktisën seancën plenare.