Kuvendi i Kosovës miraton në shqyrtimin e parë Projekt-Kodin Penal

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës me 58 vota për miratoi në shqyrtimin e parë Projekt-Kodin Penal të Republikës se Kosovës - gjë që i hap rrugë leximit të dytë dhe votimit të tij përfundimtar.

Me Kodin e ri Penal thuhet se do të ketë një qasje të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe dukurive të tjera negative.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me Kodin e ri Penal janë paraparë dënime të ashpra për keqpërdoruesit e parasë publike.

Sipas zyrtarëve në sistemin e drejtësisë, ndryshimet në Kodin Penal u japin një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive.

Amendamentimi i këtij kodi ka qenë edhe një nga rekomandimet e BE-se për procesin e liberalizmit të vizave.