Weinstein deklarohet i pafajshëm në akuzat për dhunim

Regjisori, Harvey Weinstein

Regjisori i filmit, Harvey Weinstein është deklaruar i pafajshëm në akuzat për dhunim dhe ngacmim seksual.

Ai është shfaqur para Gjykatës Supreme në Menhetën të martën, pasi ishte paditur javën e kaluar nga Juria e Madhe.

Weinstein 66 vjeçar, ka insistuar edhe më parë përmes avokatit të tij, Benjamin Brafman, se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale pa pajtueshmëri fillestare.

Ai është akuzuar për sjellje të pahijshme nga më shumë se 70 gra.

Regjisori është duke u përballur me hetime në Llos Angjelles, Londër dhe nga qeveria federale në Shtetet e Bashkuara.