Kuvendi i Kosovës voton rezolutën për heqjen e roaming-ut me Shqipërinë

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët votuan një rezolutë për heqjen e tarifave të roaming-ut në telekomunikim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Rezoluta është propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Social-demokrate.

Dardan Molliqaj, nga kjo parti, tha se heqja e roaming-ut me Shqipërinë do të rrisë komunikimin mes vendeve dhe do të ulë koston e shpenzimeve të qytetarëve të Kosovës.