Lirohet nga spitali agjenti rus Sergei Skripal

Sergei Skripal

Ish agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal është liruar nga spitali, njofton BBC.

Ai gjendej në spital që nga 4 marsi, kur së bashku me vajzën e tij Yulia u gjetën të pavetëdijshëm në qytetin e Britanisë së Madhe, Solsbury. Ish spiuni 66 vjeçar dhe vajza e tij Yulia ishin helmuar me gaz nervor.

Menjëherë pas sulmit, Britania e Madhe akuzoi Rusinë që ka qëndruar prapa helmimit të Skripal. Ndërsa Moska hodhi poshtë çdo përfshirje dhe kërkoi prova, duke përfshirë mostrat e substancës toksike të përdorur. Vajza e Skripal, Yulia u lirua nga spitali më 9 prill.