Rusia shkurton shpenzimet ushtarake - për herë të parë në dekada

Shërbyes të ushtrisë ruse.

Sanksionet perëndimore dhe recesioni i gjatë detyruan ushtrinë ruse të zvogëlojë shpenzimet për 20 përqind vitin e kaluar.

Kjo është tkurrja e parë e saj në pothuajse dy dekada, tha në një raport Instituti Ndërkombëtar për Paqe, me seli në Stokholm.

Pavarësisht se Rusia tregoi muskujt ushtarakë në gjithë botën, me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, me mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës dhe me përfshirjen e saj në luftën në Siri qysh në vitin 2015, Moska është detyruar të shkurtojë shpenzimet ushtarake në një mënyrë që i vë në dyshim operacionet e ardhshme, thuhet në raport.

Sipas tij, Rusia tani është e katërta sa u përket shpenzimeve ushtarake, ndërsa në tre vendet e para janë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Arabia Saudite.

Raporti po ashtu kujton se kjo është tkurrja e parë e shpenzimeve ushtarake të Rusisë qysh në vitin 1998, kur ekonomia ruse ka kolapsuar.