Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se beson se deri në fund të këtij viti Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave, do të mund të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe do të bëjë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës”, të mbajtur në Prishtinë, Haradinaj tha se çdo ditë po punohet për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
“Dekada jonë e dytë duhet të na gjejë të integruar në Bashkimin Evropian, të anëtarësuar në NATO, pjesë e OKB-së, me proces të përmbyllur me Serbinë, dhe për këto konsensusi politik është i domosdoshëm”, tha Haradinaj.