Princi i Uellsit do të jetë udhëheqësi i radhës i Komonuelthit, njoftuan liderët e tij.
Mbretëresha Elizabeth ka thënë se është "dëshirë e saj e sinqertë" që princi Charles ta pasojë atë "një ditë".
Roli nuk është i trashëguar dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës.
Udhëheqësit e Komonuelthit e kanë diskutuar çështjen në një takim prapa dyerve të mbyllura në Kështjellën Windsor.
Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë dhënë më herët mbështetjen e tyre për princin Charles.