Vdekja e Prince: Nuk do të ngrihen padi penale

Prince

Nuk do të ngrihen akuza penale për vdekjen e këngëtarit amerikan Prince, në prill të vitit 2016, thanë prokurorët.

Këngëtari, 57 vjeç, ka vdekur nga një mbidozë aksidentale e fentanilit, një opioid shumë herë më i fuqishëm se heroina.

Prokurorët në Minesotë thanë se tableta që përmbajnë drogën janë gjetur në shtëpinë e tij, por ata nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë burimin.

Ata thanë se nuk kanë gjetur dëshmi për keqbërje të qëllimshme.

Prince është gjetur pa ndjenja në shtetin e Minesotës, më 21 prill, 2016.

Prokurorët i publikuan gjetjet e tyre të enjten, pas një hetimi dyvjeçar të vdekjes së ikonës së popit.