Mbretëresha britanike Elizabeth II u bëri thirrje udhëheqësve të Komonuelthit Britanik të emërojnë djalin e saj, Princin Charles, për udhëheqës të tyre.
Ajo tha se është "dëshirë e saj e sinqertë" që Princi Charles ta pasojë atë "një ditë" në këtë detyrë.
Roli nuk është i trashëguar dhe nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit pas vdekjes së Mbretëreshës.
Pesëdhjetetre liderët e Komonuelthit Britanik, që u takuan sot me Mbretëreshën në Pallatin Bukinghem, do të marrin vendimin të premten.
Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.