Dhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës

Ilustrim

Sot bëhen dhjetë vjet prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Ai e ka bazamentin në Dokumentin e ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt, 2008.

Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera.