Pas vendimit për largim nga Qeveria, Lista Serbe ka kumtuar se aktivitetin e saj do të vazhdojë si opozitë në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti, Sasha Millosavleviq tha se 10 deputetët e kësaj nga sot do të jenë në opozitë, kurse tre ministrat e saj janë në procedurën e dorëheqjes.
Pas konfirmimit të largimit të Listës Serbe, Qeveria e Kosovës, e cila ishte zgjedhur me 61 vota në Kuvend, edhe zyrtarisht tani mbetet në kuotën e 51 votave, që nënkupton se e ka humbur shumicën.
Sidoqoftë, Qeveria vazhdon me punën dhe mandatin e saj kushtetues pavarësisht këtij fakti, përderisa nuk ka ndonjë mocion mosbesimi ndaj saj.