Deportimi i gjashtë shtetasve turq për në Turqi, pa dijeninë e tre udhëheqësve më të lartë të shtetit ka dominuar pjesën e parë të punimeve të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli konfirmoi edhe njëherë se nuk kishte asnjë informacion për aksionin e arrestimit dhe depërtimit të shtetasve turq, të angazhuar në sistemin arsimor në Kosovë.
Partitë opozitare kërkuan përgjegjësi nga presidenti dhe kryeministri për këtë depërtim. Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes shefit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti tha se spektri politik duhet të ulet dhe të caktoj menjëherë afatet dhe zgjedhjet e lira, ngase sipas tij, të enjten u pa se shteti i Kosovës nuk ka hierarki të vendimmarrjes.
I përballur me kritika të ashpra në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, konfirmoi para deputetëve se nuk kishte asnjë informacion rreth depërtimit të shtetasve turq nga Kosova.
“Diku nga mesi i ditës kishte kuptuar se ka ndodhur depërtimi”, tha Haradinaj. Sipas tij, shtetasit turq janë depërtuar në mesditë dhe jo gjatë pasdites, siç ishte raportuar.
Ai tha se problemi qëndron te fakti se Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe ministri i Brendshëm nuk i kanë informuar njerëzit vendimmarrës, në këtë rast kryeministrin për vendimin e marrë për depërtim.
Ai tha se pas lajmeve për depërtim është konsultuar me presidentin Hashim Thaçi dhe akterët tjerë dh në fund ka ardhur në përfundim që të kërkoj lirimin nga detyra të ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së.
Haradinaj tha se lirimi i tyre nga përgjegjësia është vendim i prerë dhe i pakthyeshëm.