Rusia në zi për viktimat e zjarrit në Siberi

Kemerovo, Rusi

Rusia mban sot ditë kombëtare të zisë për viktimat e zjarrit në një qendër tregtare në qytetin Kemerovo të Siberisë.

Së paku 64 veta kanë humbur jetën në këtë zjarr, shumica e tyre fëmijë.

Mijëra njerëz kanë protestuar të martën në Kemerovo, duke kërkuar hetime të plota të incidentit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e guvernatorit rajonal dhe duke kërkuar takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Protesta në solidaritet me viktimat e zjarrit janë mbajtur edhe në Moskë, Shën Petersburg dhe qytete të tjera.

Katër njerëz janë dërguar në mbajtje për t'u marrë në pyetje në lidhje me zjarrin, përfshirë krerët e kompanisë që menaxhojnë me qendrën tregtare.

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar alarm për zjarrin dhe se shumë njerëz janë bllokuar sepse dyert e daljes kanë qenë të mbyllura.