Mogherini: Kosova në rrugën drejt liberalizimit të vizave

Federica Mogherini

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini thotë se me ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Kosova është në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

“Lajm i mirë nga Prishtina: ratifkimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kosova niset në rrugën drejt lëvizjes së lirë pa viza në BE për qytetarët e saj”, ka shkruar Mogherini në Twitter.

Kuvendi i Kosovës, me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, ratifikoi sot Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, të arritur më 2015.