Në Bruksel, nga sot deri më 21 mars, zhvillohet raundi i ri i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh.
Siç është njoftuar, tema të bisedimeve do të jenë zbatimi i marrëveshjeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, energjetikën dhe lirinë e lëvizjes.
Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga Avni Arifi, ndërsa ai i Serbisë nga Marko Gjuriq.
Rrethi paraprak i bisedimeve në nivel ekspertësh është zhvilluar më 26 dhe 27 shkurt në Bruksel.
Të shtunën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se këtë javë do të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.