Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë

Kremlin, 14 shkurt, 2018.

Moska do të dëbojë 23 diplomatë britanikë, si kundërpërgjigje ndaj Britanisë, e cila e akuzon Rusinë se qëndron prapa sulmit me agjent nervor, ndaj ish-spiunit rus në Britani. Ministria e Jashmte ruse ka thënë se diplomatët duhet të largohen nga vendi brenda një jave.

Përmes një deklarte, Ministria ka thënë se gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e Këshillit Britanik në Rusi dhe se Rusia tërhiqet nga marrëveshja për të rihapur konsulatën britanike në Shën Petersburg.

Këto veprime të Moskës vijnë pasi Britania udhëroi dëbimin e 23 diplomatëve rusë, si pjesë e masave për të ndëshkuar Rusinë mbi helimimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripa dhe vajzës së tij, Yulia në Britani.

Ministria e Jashtme ruse gjithashtu ka thirrur në bisedë ambasadorin britanik në Moskë, Laurie Bistow, në mëngjesin e 17 marsit për ta informuar mbi vendimet e Moskës.

Britania thotë se Rusia qëndron prapa sulmit me agjent nervor për të vrarë ish-spiunit rus. Moska ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.