Grup i ri parlamentar prej 12 deputetëve të Vetëvendosjes

Kuvendi i Kosovës

Një grup prej 12 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zyrtarizuar formimin e Grupit të ri parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Administrata e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar se ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur.

Siç është njoftuar me anë të një komunikate për media, kërkesa e këtij grupi është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Në komunikatë theksohet po ashtu se kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu.