Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit sot në Kosovë

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, foto nga arkivi

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, nis sot vizitën në Prishtinë, Shkup, Beograd, Athinë dhe Nikozi.

Mitchell do të takojë sot zyrtarët e Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai “do të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të arrijë përparim në dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, të forcojë sundimin e ligjit, të promovojë zhvillimin ekonomik dhe të kapërcejë sfidat rajonale në interes të stabilitetit dhe të integrimit në Perëndim”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Turneu i Wess do të zgjasë deri më 17 mars.