Qeveria e Kosovës ka miratuar deklaratën e përbashkët, në mes Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar të premten nga presidenti I Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, përmes se cilës inkurajohet ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet dy shteteve.
Në mbledhjen solemne të Qeverisë se Kosovës me rastin e 10-vjetorit të shpalljes se Pavarësisë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se “marrëveshja e meriton aprovimin e Qeverisë”.
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet më 18 shkurt, për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.