Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se BE-ja është “shumë e bindur” se kontesti 27-vjeçar mbi emrin e Maqedonisë do të zgjidhet deri në fund të qershorit.
Ai i bëri këto komente në Sofje, ku u zhvillua një takim i ministrave të Jashtëm të BE-së dhe i homologëve të tyre nga vendet kandidate për anëtarësim në bllok.
I pyetur nëse kontesti i emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhet gjatë kryesimit të BE-së nga Bullgaria – mandat që përfundon në muajin qershor – Hahn tha se “është shumë i bindur për këtë”.
Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.
Bisedimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes janë intensifikuar javëve të fundit.
Lexoni edhe këtë: