Markoviq arrin në Prishtinë

Dushko Markoviq, kryeministër i Malit të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka arritur në Kosovë, për vizitë dy ditore.

Në aeroportin e Prishtinës, kryeministrin Markoviq e ka pritur zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Qeveria e Kosovës ka organizuar pritje me nderime shtetërore për kryeministrin Markoviq.

Delegacionin e qeverisë së Malit të Zi, të udhëhequr nga kryeministri Markoviq e ka pritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj.

Rreth orës 18 pritet që të dy kryeministrat të mbajnë konferencë për medie.