Kushte të vështira në QKUK

Laboratori i Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjatë ditës, deri në 100 pacientë presin rezultatet, kryesisht të natyrës emergjente.
 

Kushte të vështira të punës në Qendrën Emergjente.
 

Pacienti i shtrirë në Qendrën Emergjente. Kushtet që mbretërojnë në këtë institucion janë mjaft të vështira, dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore lë për të dëshiruar.

Fotografitë e profesorëve që kanë kontribuuar ndër vite për sistemin shëndetësor. 

Kushtet në Klinikën Kirurgjike, janë mjaft të vështira. Ndonëse aty kryhen shumë shërbime shëndetësore, pacientët gjithmonë po ankohen për kushtet.

Salla e operacionit në pjesën invasive. Këtu po operohej një fëmijë i posalindur, pasi ai kishte lindur me anomali, të cilat i pamundësonin atij pranimin e ushqimit. 

Klinika e Kardiologjisë. Në mungesë aparatesh në repartet tjera, infermierët detyrohen që t'i dërgojnë ato për shërbimin e pacientëve.
 

Pacientët presin për të bërë rentgen varësisht nga nevoja që kanë.