Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i bëri thirrje presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, të vazhdojë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.
Zeman është rizgjedhur president të shtunën, pas një fushate me kritika ndaj BE-së dhe ndaj migracionit.
Në mesazhin e urimit, Tusk tha se beson se Çekia do të vazhdojë të luajë rol aktiv dhe konstriktiv me BE-në.
I pyetur nëse Komisioni Evropian është i shqetësuar me rizgjedhjen e Zemanit, një zëdhënës i këtij mekanizmi tha se ai e respekton votën dhe se nuk është i brengosur.
Zeman, 73 vjeç, prejse është zgjedhur president për herë të parë para katër vjetësh ka shprehur pikëpamje anti-migrante, ka nënçmuar myslimanët dhe ka ngrohur marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, në kohën kur Rusia, nga shumë shtete perëndimore, është akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e tyre.