Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur për sot në orën 18:00 mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
"Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminstrit.
Njoftimi vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.
Për më shumë lexoni këtu.