Vrasja e Ivanoviqit, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas vrasjes në Kosovë të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, autoritetet në Beograd kanë thirrur për sot mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Takimi do të udhëhiqet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi kabineti i tij.

Pas takimit, Vuçiq do t'i drejtohet publikut.

Ivanoviq, lider i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" [SDP] në Kosovë, ndërroi jetë pas një sulmi të armatosur kundër tij, mëngjesin e sotëm.

Për më shumë, lexoni këtu.