Jep dorëheqje Dardan Sejdiu

Ilustrim

Pas dorëheqjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i cili dha dorëheqje nga drejtimi i këtij subjketi, sot edhe Dardan Sejdiu, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sejdiu i ka dërguar një letër partisë, ku ka njoftuar për dorëheqje nga posti i nënkryetarit të parë.

"Kam vendosur që nga sot të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat e mia drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje, nga posti i nënkryetarit të parë të Lëvizjes, nga Kryesia e Lëvizjes, dhe nga anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes", thuhet pos tjerash në letrën e Sejdiu.

Ai ka njoftuar po ashtu se veprimin e tij politik do ta vazhdojë si deputet dhe anëtar i VV-së.